Vazhdojnë gërmimet në afërsi të qytetit të Prijedorit, në Bosnje, ku gjatë javës së shkuar u gjet një varr i përbashkët i qindra kroatëve dhe boshnjakëve të ekzekutuar nga forcat jugosllave, gjatë atij që ka hyrë në histori si një prej krimeve më mostruoze në historinë e njerëzimit.

Viktimat u pushkatuan nga forcat paraushtarake serbe në verën e vitit 1992, gjatë Luftës Boshnjake për pavarësi.

Së bashku me trupat, janë gjetur gjithashtu shumë sende personale, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e eshtrave.

Bosnja është një prej vendeve që përjetoi më shumë fushatën e spastrimit etnik të ndërmarrë prej Milosheviçit dhe në listën e të humburve figurojnë ende disa mijëra persona nga periudha e luftës.

Deri më tani janë rikuperuar mbetjet e 200 viktimave dhe eshtrat e paplota të 68 të tjerëve.

Së bashku me këtë varr masiv pranë Prijedorit, autoritetet boshnjake kanë gjetur edhe dy varre të tjera masive, në të cilat do të nisin së shpejti gërmimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA