Një foshnjë e komunitetit rom, vetëm 12 ditëshe humbi jetën në spital
dhe familjarët akuzojnë nga ana e tyre mjekët se nuk kanë konstatuar
problemin shëndetësor të fëmijës.

Nena e foshnjes tregon se ajo ka lindur vajzen e saj ne Shtepine e Lindjes ne Korçe, por personeli mjekesor nuk i ka kushtuar rendesi duke e lene qe ajo te linde e vetme dhe nen kujdesin e motrave te saj.

Pak dite me vone vajza e saj ka nderruar jete, ndersa shkak i vdekjes paraprakisht mendohet se eshte insuficenca kardiake.

“Prisja ta vizitonin, ta lanin, por nuk pati asnjë mjek afër. E pyeta infermieren nëse kishte nevojë për gjë, por e vetmja gjë që i bënë ishte një vaksinë”, tregon Etleva Gjeloshani, nëna e foshnjës.

Per rreth 3 dite foshnja e pajete eshte mbajtur ne ate qe as banese nuk mund te quhet, pasi familja nuk kishte mundesi qe ta varroste.

Sakaq mjeku nenonat Edion Kollçinaku ka shpjeguar se femija ka lindur e shendetshme dhe me te gjithe parametrat e rregullt, ndersa shkaku i vdekjes duhet te percaktohej nga autopsia.

“Bebi ka lindur në orët e para të mëngjesit. Kam qenë prezent gjatë lindjes, sepse jam mjeku përgjegjës. Bebi ka kryer një lindje normale, nuk ka patur nevojë për mbështetje. Kemi konstatuar vdekjen, por nuk mund të përcaktojmë shkakun që ka shkaktuar vdekjen. Kemi kërkuar kryerjen e autopsisë”, thotë mjeku Kollcinaku.

Top Channel