
Pesë 18-vjeçarë janë percjellë për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik që u mori jetën mëngjesin e të martës.
Ata po festonin nje ditelindje, por rruga e kthimit ne shtepi ishte fatale per Ledio Piranin, Orlend Mrecen, Raelv Dulin, Xheni Anamalin dhe Osman Merahjan.
Jeta e tyre u pre ne mes ne një kryqezim rrugesh, ndersa mjeti qe udhetonin u godit nga nje kamion i ngarkuar me trungje. Pikerisht ne kete kryqezim ka nje mungese te sinjalistikes rrugore dhe rruget priten ne nje kryqezim shume te rrezikshem. Nje dite pas aksidentit ne kete vend kishte police qe mbikëqyrnin trafikun. Ketu drejtuesit e mjeteve e vetërregullojne levizjen, por në mungese te ndriçimit kjo eshte fatale.
Ekspertet e trafikut thone se nje nga shkaqet e tragjedise eshte mungesa e sinjalistikes.
“Në rastin konkret, në aksidentin e të martës, shkak është mungesa e infrastrukturës, mungesa e tabelave e dhënies së përparësisë në rrugët dytësore. Ajo rrugë është në gjendje të keqe, ose thuajse mungon tërësisht infrastruktura rrugore”, thotë eksperti Gëzim Zenelaj.
Nderkohe Policia e Shkodres pas hetimeve te bera ne vendin e ngjarjes ka arrestuar drejtuesin e kamionit Preke Ndrecen nen akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, qe i shkaktoi vdekjen pese te rinjve.
Por pavarësisht tragjedive rrugore qe ndodhin ne rruget tona, ajo qe bie ne sy eshte fakti se masat qe merren nuk jane asnjehere aq efektive sa ngjarje te tilla te mos perseriten me.
Top Channel