Kryeministri rumun Victor Ponta i ka thënë të mërkurën në Uashington zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, se Bukureshti mund ta ndryshojë qëndrimin e tij aktual rreth Kosovës.

Duke folur për takimin në fjalë për televizionin privat rumun RTV, Ponta ka thënë se vendi i tij mund ta njohë pavarësinë e Kosovës në vitin 2015.

“Kur kemi të bëjmë me qëndrimin e Rumanisë ndaj Kosovës, vitin e ardhshëm nuk do të ndryshojë asgjë, por deri më 2015 Rumania do të mund ta koordinojë qëndrimin e saj me partnerët brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Ponta.

Ai ka shtuar se zv.presidenti Biden ka qenë i vetëdijshëm me situatën në Rumani dhe nuk ka patur nevojë që të japë detaje rreth qëndrimin rumun ndaj Kosovës.

Lajmi, i transmetuar edhe në mediat serbe, duket se ka shqetësuar jo pak qeverinë e Beogradit.

Top Channel