Ronaldo: Të mundim Juventusin

23/10/2013 00:00

Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka luajtur asnjëherë kundër Juventusit shprehet i vendosur për të fituar takimin e mbrëmjes së mërkurë ndaj bardhezinjëve, pavarësisht se kundërshtar do të ketë shokun e tij, Carlos Tevez me të cilin ka luajtur të United.

“Kjo është një ndeshje që të gjitha duan ta luajnë, por ne duam edhe ta fitojmë. Presim që përballë të kemi një skuadër të fortë, me përvojë dhe cilësi, por kërkojmë ta fitojmë ndeshjen sepse me gjashtë pikë asnjë skuadër nuk kualifikohet”, tha ai.

Pyetjeve të gazetarëve nëse ka qenë pranë Juventusit para se të transferohej nga Portugali drejt United, asi portugez iu përgjigj:

“Ishte ndër skuadrat e interesuara për mua dhe në atë kohë e vlerësoja. Zgjodha Manchester-in për trajnerin e tij dhe se mendoja që ishte vendi i duhur për t’u rritur profesionalisht”.

Nëse do të mund t’i hiqtë një lojtar Juventusit, Ronaldo tha se zgjedh Tevezin, për shkak të miqësisë dhe faktit që ia njeh aftësitë dhe se c’është në gjendje të bëjë argjentinasi në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA