Rikthehet Real-Juventus

23/10/2013 00:00

Sonte në mbrëmje luhen ndeshjet e treta të fazës në grupet A, B, C dhe D. Vëmendja më e madhe është përqendruar tek supersfida e grupit B, Real Madrid-Juventus.

Madrilenët që kryesojnë grupin me 6 pikë në dy takimet e para, do të kërkojnë fitoren për të siguruar kualifikimin, ndërsa bardhezinjtë pas hapave false me Kopenhagenin dhe Gallatasarajn, ku grumbulluan vetëm 2 pikë, do synojnë mrekullinë në Bernabeu.

Në vizitën e fundit në Bernabeu, bardhezinjtë dolën fitues falë dy gola të Del Pieros.

Sfida tjetër për grupin B është ajo mes Gallatasarajit dhe Kopenhagenit, ndërsa në Bajerni pret Plzenin, City udhëton në Moskë përballë CSKA-së, PSG e Ibrahimovic & Co do të luajnë përballë Anderlehtit në Belgjikë, Leverkusni pret Shakhtar-in, United pret Sociedad dhe Benfica Olimpiakosin.

Ndeshjet nisin në orën 18:00 me CSKA-City për t’u pasuar me 7 takimet e tjera në orën 20:45 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në SuperSport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA