Rafa Benitez, 100 ndeshje në Champions

23/10/2013 00:00

E marta ishte një ditë e veçantë për Rafa Benitez, trajnerin e Napolit. Jo vetëm sepse skuadra që ai drejton fitoi në Marsejë me rezultatin 1-2, por sepse tekniku nga Madridi plotësoi 100 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Bilanci i këtyre takimeve është pozitiv: 57 fitore, 21 barazime dhe 22 humbje. Skuadrat e tij kanë arritur të shënojnë 175 gola duke pësuar 91.

Nga këto 100 ndeshje, Benitez ka qenë trajner i Valencias në 14 prej tyre, 76 me Liverpulin, 6 me Interin, 1 me Celsin dhe 3 me Napolin.

Në Europë, këtë renditje e kryeson Sir Alex Ferguson (214), Wenger (177), Ancelotti (125), Mourinho (110), Lucescu (107) dhe Hitzfeld (101).

Rafa Benitez ka arritur ta fitojë Ligën e Kampioneve në vitin 2005 me Liverpulin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB