Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat I aksidentuar një javë më parë në hyrje të superstradës Durrës-Tiranë, Krenar Nanushi po lufton mes jetës dhe vdekjes, ndërsa në spitalin e Durrësit dy aparaturat kryesore të imazherisë, skaneri dhe rezonanca manjetike, janë jashtë funksionit.
Familjarët, të cilët qëndrojnë në spital me shpresën se mrekullia do të ndodhë, janë të revoltuar nga mungesa e diagnostikimit dhe situata në spital.
Askush në spitalin e Durrësit nuk të thotë me saktësi se kur do të rivihen në punë skaneri, të cilit i është djegur paketa elektronike që në muajin gusht, dhe aparatura e rezonancës manjetike që ka më shumë se 5 muaj jashtë funksionimit për mungesë heliumi.
Jashtë mikrofonit, përgjegjësi i imazherisë në spital, mjeku Ilir Doda, thotë se janë realizuar procedurat dhe lëvruar fondet për riparimin e skanerit, ndërsa për rezonancën nuk dihet ende. Përtej procedurave dhe zvarritjes së tyre, familjarët e Nanushit dhe të tjerë pacientë apelojnë për jetën dhe ndërhyrjet emergjente që kërkohen për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Spitali i Durrësit u pajis me rezonancë manjetike dhe skaner në mars të vitit të kaluar, por një vit më pas asnjë nga aparaturat nuk mund të ofrojë diagnostikim për pacientët.
Top Channel