Peshëngritje, Begaj-Godelli zhgënjejnë në Botëror

23/10/2013 00:00

Ndryshe nga pritshmëritë, dy peshëngritësit shqiptarë, Daniel Godelli dhe Romela Begaj, kanë zënë vetëm vendin e tetë në kampionatin botëror, që po zhvillohet në Poloni.

Godelli zuri vendin e 4 në stilin e shkëputjes, të 8-in në shtytje dhe po të 8-in në dygarësh.

Nga ana tjetër, Begaj dështoi në dy provat e para në stilin e shkëputjes, ndërkohë që në provën e fundit arriti të ngrejë 103 kg.

Në shtytje, 26-vjeçarja ngriti në provën e parë 120 kg dhe dështoi në dy provat e tjera me 125 kg, duke u renditur në vendin e 12.

Me 223 kg në total, peshngritësja shqiptare arriti të futet mes 10 peshëngritseve më të mira të botës.

Kjo është hera e parë, që Romela Begaj garon në peshën trupore 63 kg. Më parë ka garuar në peshën 58 kg, ku ka fituar 3 medalje argjendi dhe 2 bronzi në kampionatet europiane të peshëngritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA