“Kosova është Turqi dhe Tuqia është Kosovë”. Ky është mesazhi që përcolli të mërkurën tek mijëra qytetarë të Prizrenit kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Të gjitha rrugët që të çonin drejt qendrës së Prizrenit ishin blinduar me policë për ceremoninë pritëse në nder të kryeministrave Rama e Erdogan, të shoqëruar nga kryeministrin Thaçi.

Ndërkohë, prizrenasit kishin ndalur të gjitha aktivitetet e tyre, përfshirë punën dhe procesin mësimor. Pas disa orë pritje, tre kryeministrat dhanë mesazhe të mëdha nga ato të shembullit të bashkëjetesës fetare deri te pasuria që simbolizon Prizreni për shqiptarët dhe rëndësinë e forcimit të miqësisë me Turqinë.

Në fjalën e tij kryeministri turk Erdogan theksoi se lidhjet ndërmjet shqiptarëve dhe Turqisë janë më të thella nga sa janë në dukje, pasi sipas tij Kosova është Turqi dhe anasjelltas.

“Në Kosovë ndihem si në shtëpi. Prizreni është një nga shembujt e bashkëjetesës fetare. Mos harroni, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi. Nuk lejojmë të derdhet më gjak në Ballkan. Ne duam që rajonin e Ballkanit ta shohin të gjithë si një rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë. Ne duam që në këtë rajon të zotërojë paqja, mirësia, solidariteti. Ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara do të mbetet mbrapa. Ne duhet të tregojmë shembullin e bashkëjetesës fetare. Jo më gjakderdhje në Ballkan. Jemi njerëz me një kulturë dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë. Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, u shpreh Erdogan.

Në fjalën e tij kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi pasurinë që përbën Prizreni për shqiptarët dhe rëndësinë e forcimit të miqësisë me Turqinë. Zoti Rama theksoi se Prizreni është qyteti ku jo vetëm njerëzit janë në harmoni, por edhe objektet kulturore që janë afërsisht mes vetes.

“Prizreni është një nga pasuritë më të çmuara të historisë dhe të së ardhmes së Ballkanit. Miqësia jonë me Turqinë do të vazhdojë të forcohet. Nuk ka sfond me të bukur se sa historia e këtij qyteti dhe nuk ka sfond me të bukur se sa sheshi i këtij qyteti për të qenë bashkë kryeministrat e Kosovës, Turqisë dhe Shqipërisë, që mundohen të ndërtojnë së bashku ardhmërinë e tyre”, tha Rama.

“Marrëdhëniet tona me Turqinë do të jenë të shkëlqyera. Në Kosovë nuk do të ndajmë qytetarët në etni, Kosova është atdhe i të gjithëve. Ne po ndërtojmë autostrada të reja, aeroport të ri, po ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën demokratike dhe evropiane”, deklaroi më tej Thaçi.

Përveç masave të larta të sigurisë, gjatë tubimit nuk munguan as incidente si një ku policia ndaloi një qytetar i cili u duke se tentoi të shkonte të përshëndeste kryeministrat.

Ndërsa pati nga ata qytetarë të mbledhur në sheshin e shtarëvanit, që vizitën e ndërlidhën me fushatën elektorale në Kosovë. Gjatë kësaj vizite në Prizren kryeministrat përuruan edhe përfundimin e punimeve në xhaminë kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA