Milanistët të kënaqur me barazimin

23/10/2013 00:00

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri u shpreh i kënaqur nga paraqitja dhe loja e skuadrës ndaj Barcelonës në ndeshjen e luajtur në San Siro dhe e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.

Ai tha se skuadra luajti mirë në mbrojtje duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, ndërsa vlerësoi lojën e Kaka’, njëri prej më të mirëve në fushë për kuqezinjtë.

“Djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë. I lanë pak hapësira Barcelonës. Deri diku ishte një fotokopje e ndeshjeve të sezonit të kaluar, vetëm se këtë herë krijuam më shumë raste dhe me pak fat mund ta kishim fituar takimin. Kaka’? Zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm dhe në disa momente gjatë lojës bëri edhe mbrojtësin e krahut. Të jesh kampion nuk mjaftojnë vetëm këmbët, por edhe sakrificat që bën për skuadrën”, tha ai.

I kënaqur me lojën u shpreh edhe Administratori i Deleguar i Milanit, Galliani. Ai tha se për herë të parë në këto vitet e fundit, skuadra nuk u terrorizua nga kontrolli i topit i Barcelonës, ndërsa mbështeti trajnerin për të provuar një rezultat pozitiv në “Camp Nou”.

Milan-Barcelona përfundoi në barazim 1-1. Kuqezinjtë shënuan të parët me Robinho, ndërsa Messi barazoi gjithcka brenda pak minutave dhe gjithcka në pjesën e parë. Dy skuadrat do të ritakohen në “Camp Nou”, për t’ia lënë më pas radhën takimeve me Celtic dhe Ajax.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA