Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroi se zyrtarisht ne vend jane
prere 155 mije peme, por mendohet se shifra eshte 10 here me e madhe.

Gjate nje marreveshjeje me ministrin e Brendshem per ruajtjen e mjedisit dhe pyjeve ne vend, Koka tha se deri me tani masat kane qene tejet te pamjaftueshme.

“Eshtë raportuar se janë prerë ilegalisht në shkallë vendi 155 mijë drurë dhe 40 mijë metra kub lëndë drusore. Konstatojmë se në realitet kjo shifër është të paktën 10 herë më e madhe. Masat e marra deri tani për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni shkatërrues, për pasuritë tona natyrore janë totalisht të pamjaftueshme”, tha Koka.

Por ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmeroi te gjithe shkelesit se do te jene ne kontroll te policise. Çdo peme e prere ne menyre te pligjshme, sipas tij, do kaloje ne rruge nacionale dhe policia do te jete aty per bllokuar.

“Kjo marrëveshje nuk do të mbetet vetëm në letër, siç jam i sigurt që kjo marrëveshje do të shoqërohet me një plan konkret veprimi, siç parashikohet edhe në tekstin e marrëveshjes, pra adresimi konkret në çdo metër të Republikës së Shqipërisë të kësaj problematike. Duke ditur që një pemë që prehet kudo qoftë në Republikën e Shqipërisë do të kalojë patjetër në rrugët nacionale, dhe jemi duke koordinuar bashkë me Policinë e Shtetit, me të gjitha departamentet e Policisë së Shtetit për t’i bërë një apel qytetarëve ta konsiderojnë prerjen e paligjshme të pyjeve dhe çdo sipërmarrje në paligjshmëri të ndryshme ndaj mjedisit ta konsiderojnë si një fenomen shumë alarmant, për të cilën ne kërkojmë bashkëpunimin e tyre”, u shpreh ministri Tahiri.

Tahiri tha se, u trashegua nje situate e renduar dhe se kaosi institucional e ka çuar situaten ne kufijte e nje masakre.

Top Channel