Spektakël i Comos/ Një fitore me pesë gola ndaj Pizës dhe vendi i katërt, Liga e Kampionëve nuk është më një utopi
U zhvilluan të mërkurën ndeshjet e raundit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, në të cilën zhgënjyen dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Partizani.
Në ndeshjen e zhvilluar në Patos, përballë Albpetrolit që militon në Kategorinë e Parë, bardheblutë pësuan një humbje minimale.
Takimi u përcaktua nga goli i Zhagalliut, por ndonëse shmangu humbjen, edhe Partizani tregoi një formë zhgënjyese në Velipojë, ku u ndal në barazim 1-1 prej Adës vendase.
Mes ndeshjeve të tjera, ra në sy fitorja e Himarës përballë Lushnjes apo disfata e Dinamos ndaj Bylisit.
Skëndërbeu, Teuta dhe Kukësi arritën të fitonin në transfertë, por pa ndonjë diferencë të madhe golash.
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e raundit të parë
Të mërkurën
Iliria Fushë Krujë-Skëndërbeu Korçë 1-3
Besëlidhja Lezhë-Teuta Durrës 1-2
Albpetrol Patos-Tirana 1-0
Elbasani-Laçi 1-2
Kamza-Besa Kavajë 0-2
Himara-Lushnja 3-2
Burreli-Shkumbini Peqin 2-1
Mamurrasi-Luftëtari Gjirokastër 2-1
Naftëtari Kuçovë-Kukësi 0-1
Gramshi-Flamurtari 0-3
Veleçiku Koplik-Vllaznia Shkodër 0-3
Butrinti Sarandë-Kastrioti Krujë 1-1
Dinamo-Bylis Ballsh 0-2
Ada Velipojë-Partizani 1-1
Tërbuni Pukë-Apolonia Fier 0-3
Të enjten
Pogradeci-Tomori
Top Channel