Foshnjet nuk mësojnë prej televizorit

23/10/2013 18:20

Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, foshnjet nuk janë në gjendje që të mësojnë fjalë nga televizori, tregoi një studim i realizuar nga Universiteti i Stanfordit, SHBA.

Janë vetëm prindërit dhe personat e tjerë të afërt, ata që i mësojnë fëmijës fjalët që ai nis të përdorë pak nga pak në vitin e dytë të jetës, ndërsa vetëm në një moshë më të rritur fjalët fillojnë të mësohen prej burimeve alternative.

Studimi i publikuar në “Psychological Science” vendosi nën hetim 29 foshnje, të gjithë 19 muajsh dhe me origjinë latinoamerikane.

Tek fëmijët u instalua një mikrofon, në gjendje për të monitoruar të gjithë zërat që do të dilnin nga foshnja gjatë 24 orëve.

Në disa raste u vrojtua së fëmijët “bombardoheshin” deri në dëgjimin e 12 mijë fjalëve në ditë, shumë pak prej të cilave u drejtoheshin atyre, ndërsa shumica ishin fjalë të transmetuara në televizor apo të komunikimit midis dy të rriturve.

Pas pesë muajsh, kur mbushën ekzaktësisht dy vjeç, të gjithë foshnjet u riekzaminuan dhe treguan se vetëm një pakicë absolute fjalësh të shqiptuara prej tyre kishin prejardhjen e televizorit.

Gjithashtu, studimi tregoi se fëmijët që kanë komunikuar më shumë me prindërit, kishin fjalor dukshëm më të zgjeruar se sa ata që ishin lënë për shumë kohë në shoqërinë e televizorit.

“Ekspozimi i fëmijëve ndaj fjalëve nuk është i mjaftueshëm për t’i lejuar ata që të zhvillojnë fjalorin e tyre. Në mënyrë që fëmija të mësojë, ai ka nevojë për ndërveprim me prindin”, shpjegoi Adriana Weisleder, autore kryesore e këtij studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA