Champions, Aguero “pushton” Moskën
23/10/2013 00:00
Manchester City ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Rusi kundër CSKA-së, në ndeshjen e vlefshme për grupin D të Ligës së Kampioneve.
Skuadra angleze fitoi 1-2 falë dygolëshit të sulmuesit Sergio Aguero. Tosic kishte kaluar më parë në avantazh vendasit me një parabël mbi portierin Joe Hart (32’).
Përgjigja e ekipit të drejtuar nga Pellegrini ishte e menjëhershme. Në minutat 34 dhe 42 argjentinasi Aguero shënon dy gola duke e ngjitur skuadrën e tij në kuotën e 6 pikëve.
Në mbrëmje do të luhet ndeshja tjetër e grupit D, ajo mes Bayern Munchen dhe Viktoria Plzen.
Renditja e grupit D:
Bayern Munchen 6 pikë
Man. City 6
CSKA 3
Viktoria Plzen 0
Top Channel