Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat Sipërmarrësit e Shërbimeve Publike si ata të pastrimit, gjelbërimit,
shërbimeve funerale e të tjera kërkojnë borxhet e mbartura që u kanë
bashkitë në lidhje me shërbimet që ata kanë ofruar.
Vetem Bashkia e Vlores ka nje borxh prej 830 mije dollare, 430 mije dollare Korça 500 mije Lushnja e te tjera. Sipermarresit thone se jane drejt falimentimit pasi kane marre kredi per te paguar pagat e punetoreve.
“Firmat sipërmarrëse i kanë mbuluar vetë deficitet dhe i kanë paguar punëtorët duke marrë kredi apo overdrafte. Kjo zgjidhje afatshkurtër po rezulton edhe më e rrëzikshme”, thotë Maksim Fejzullahu, nga Shoqata e Sipërmarrësve të Shërbimeve Publike.
Shoqata e Sipermarrësve të Shërbimeve Publike, se shpejti do te bejne bilancin per borxhin total qe kane krijuar bashkite me qellim per ta paraqitur ate ne Ministrine e Financave per likuidim.
Top Channel