35-vjeçari Kanye West i bëri një dhuratë të veçantë bashkëshortes së tij Kim Kardashian, me rastin e 33-vjetorit të saj të lindjes.
Reperi i dhuroi një unazë tepër të kushtueshme martese, në një stadium bejsbolli të marrë me qera në San Françisko, ne te cilin ai i kerkoi doren per t’u ngjitur ne altar.
Me këtë hap, West pritet të shndërrohet në bashkëshortin e dytë të Kardashian, pas basketbollistit Chris Humprey, me të cilin Kim arriti të bashkëjetonte pas vënies së kurorës për vetëm dy muaj.
Megjithatë, shanset mbeten të gjitha kundër Kanye, me martesat që kanë qenë një lloj “mallkimi” në familjen Kardashian, ku të gjithë anëtarët, me përjashtim të babait të ndjerë të personalitetit të “show-bizz” janë divorcuar të paktën një herë gjatë jetës së tyre.
Robert Kardashian është i vetmi përjashtim, mbase edhe për faktin se ai u martua vetëm tetë javë përpara se të ndërronte jetë për shkak të një tumori.
Top Channel