Totti, stop për një muaj
22/10/2013 00:00
Ndalon në momentin më të bukur aventura e Francesco Tottit. Testet të
cilave iu nënshtrua në mëngjes kapiteni i Romës ka treguar një dëmtim
muskulor në kofshën e djathtë, që do të rivlerësohet pas 10 ditësh.
Mesfushori, që ka nisur pa vonuar procesin rehabilitues, do të shmangë me siguri transfertën e ardhshme në Udine dhe takimin e radhës me Kievon më 31 tetor.
Në rrezik janë edhe dy garat që vijnë më pas, me Torinon dhe Sasuolon përpara ndërprerjes së kampionatit për pushimet e dimrit.
Top Channel