Perry: Kam menduar vetvrasjen

22/10/2013 17:40

Katy Perry është duke shijuar suksesin e publikimit të albumit të saj të fundit, por jeta e saj ishte shumë më ndryshe dy vite më parë.

Në një intervistë për “Sunday Times”, 29-vjeçarja tregoi se divorci me aktorin Rusell Brand në vitin 2011 e la të shkatërruar dhe se për një kohë të gjatë iu desh të luftonte me mendimet për vetvrasje.

“Nuk jam ngritur nga krevari për dy javë të tëra. Isha e dërrmuar, sikur të më kishin goditur me një grusht të rëndë”, tha Perry.


Perry me ish-bashkeshortin e saj, Russell Brand

Ishte në atë moment të vështirë të jetës së saj, në të cilin këngëtarja shkroi këngën “By the Grace of God”, pjesë e albumit të katërt “Prism”.


Perry dhe partneri aktual, John Mayor

“Ajo këngë është shumë autobiografike”, pranoi këngëtarja. “Ishte një periudhë në të cilën ndihesha shumë e dëshpëruar, kisha humbur shpresën dhe identitetin tim. Ajo është një këngë për të gjithë ata që ndihen të humbur dhe janë të gatshëm të shkelmojnë gjithçka kanë arritur në një moment”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA