Komandanti i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriç ka qenë pjesë e luftimeve që janë zhvilluar kundër familjes së komandantit, Adem Jashari në Prekaz në vitin 1998.

Kështu pretendohet nga një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetin social Facebook, që sipas shpërndarësve të saj është Nenad Gjuriç, ai që shihet pranë shtëpive të shkatërruara të Jasharajve.

Zërat që qarkulluan fillimisht në rrjetet sociale më pas u pasqyruan në mediat online, ndërkohë që pasditen e së martës, Policia e Kosovës përgënjeshtroi gjithcka.

Shkrimet që akuzojnë Gjuriç se  kishte marrë pjesë në vrasjen e familjes Jashari gjatë luftës në Kosovë për policinë e Kosovës janë të pavërteta.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp thuhet se  “Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik të mbështetur mbi bazën e informacioneve zyrtare “Komandanti i policisë në veri, pjesëmarrës në vrasjen e familjes Jashari” si dhe fotografisë së publikuar të martën, ju informojmë se ky informacion me shkrimet dhe foton e publikuar nuk qëndron dhe nuk është i vërtetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë kosovare kapiteni Nenad Gjuriç, Ud. Drejtor i drejtorisë rajonale të Mitrovicës në Veri, nuk është personi i paraqitur në shkrimin dhe foton e publikuar në media dhe portale të ndryshme, që ndërlidhen me titullin “Komandanti i policisë në veri, pjesëmarrës në vrasjen e familjes Jashari”.

Top Channel