Michael Douglas: Kam besim se martesa ime nuk ka përfunduar

22/10/2013 00:00

Është ndarë nga Catherine Zeta-Jones në muajin gusht, por Michael Douglas ka besim se asgjë nuk ka përfunduar mes tij dhe aktores bukuroshe.

69-vjeçari tha në një intervistë për Jay Leno se ka shumë shpresa që martesa e tij me 44-vjeçaren do të vazhdojë. Kur u pyet për marrëdhënien e tij me Catherine, aktori i famshëm tha: “Shpresoj që gjithçka të përmirësohet.”

Michael tha gjatë intervistës se ndarja nuk do të thotë medoemos se historia e tyre ka përfunduar: “Ndonjëherë njerëzit bëjnë një pushim. Unë kam shumë shpresa.”

Aktualisht, Michael Douglas po promovon filmin e tij më të ri ‘Last Vegas’, ku interpretojnë edhe Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Kevin Kline.

Top Channel