Maradona: Gati të përballem me akuzat

22/10/2013 00:00

Avokati i Diego Armando Maradona ka deklaruar se kampioni argjentinas është i gatshëm të përballet me autoritetet italiane në lidhje me problemet fiskale.

“Nëse qeveria italiane ka ndërmend të kuptojë dhe vlerësojë çështjen në mënyrë transparente, atëherë ne jemi gati të ulemi në tryezë”, ka thënë avokati Angelo Pisani.

Përfaqësuesi ligjor i kampionit të botës në vitin 1986 ka shtuar se, nëse rezulton që shkeljet fiskale nuk kanë ekzistuar, dikush duhet të kërkojë falje për keqpërdorimin e emrit të Maradonës për vite me radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA