F1, Toro Rosso gjen zëvendësuesin e Ricciardo

22/10/2013 00:00

Toro Rosso ka gjetur pilotin që do të zëvendësojë Daniel Ricciardon në vitin 2014. Bëhet fjalë për rusin Daniil Kvyat, vetëm 19 vjeç.

“Përmirësimi i tij ka qenë i ndjeshëm. Nëse një pilot i ri tregon që ka talent, pasion dhe etikë pune, ne i japim një mundësi. Për këtë arsye zgjodhëm Kvyat”, është shprehur Helmut Marko, përgjegjësi i programit të të rinjve të Red Bullit (Toro Rosso është skuderia satelit e kampionëve në fuqi të Formulës 1).

“Është një lajm fantastik, një ëndërr që shndërrohet në realitet. Dua të falenderoj Red Bullin dhe Toro Rosson për këtë mundësi”, lexohet në një komunikatë zyrtare të pilotit të ri, i cili vitin e ardhshëm do të ketë si shok skuadre francezin Jean-Eric Vergne.

Kvyat nuk ka eksperiencë në Formula 1, përveç testimeve në Silverstone me Toro Rosso.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB