Cristiano: Lëreni të qetë Bale-n

22/10/2013 00:00

Cristiano Ronaldo doli në konferencën e shtypit para ndeshjes Real Madrid-Juventus dhe kërkoi nga gazetarët të lënë të qetë blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit, uellsianin Gareth Bale.

Presioni mbi Bale – Po stërvitet mirë. Ka pasur disa probleme nga mungesa e fazës përgatitore dhe duhet ta lëmë të qetë, mos i vëmë presion. Kam vënë re që njerëzit i vënë presion duke u nisur nga çmimi me të cilin është blerë dhe kjo nuk është gjë e mirë për të. Duhet ta lëmë të qetë sepse jam i sigurtë që do të jetë shumë i vlefshëm për ekipin.

Ndeshja ndaj Juves – Nuk mendoj se kundërshtarëve i duhet fitorja më shumë sesa ne. Kemi 6 pikë dhe duhet të fitojmë për të shkuar në 9 pikë. Në këtë mënyrë do e kishim pothuajse të zgjidhur çështjen e kualifikimit për në raundin tjetër.

Mund të ishte lojtar i Juves – Të gjithë më kanë kërkuar, përfshirë Juventusin. Ishte shumë gjë e mirë që kisha kërkesa në moshë shumë të re, por vendosa që të firmosja me Manchester United kur isha 18 vjeç. Ishte klubi që më motivoi më shumë me historinë që kishte dhe trajnerin Ferguson.

Java vendimtare – Nuk është vendimtare, por shumë e rëndësishme. Kryesorja është që po përmirësohemi. Duhet të mundim Juventusin për të luajtur me më shumë besim ndaj Barcelonës. Kemi mundësi për të fituar në të dyja këto takime, por vetëm nëse zbresim në fushë me përulësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA