Conte: Duam të arrijmë nivelin e Realit

22/10/2013 00:00

“Duam të arrijmë nivelin e Realit!” Ky është objektivi i Antonio Contes për Juventusin e tij në prag të supersfidës Real Madrid-Juventus të ditës së mërkurë.

Niveli i bardhezinjve – Sezonin e kaluar kundër Bayern Munchen, Reali tregoi forcë dhe nivel të lartë, ndërsa ne nuk e bëmë këtë gjë. Madrilenët shpenzojnë qindra miliona euro për blerje lojtarësh, por edhe shet futbollistë me shifra të larta. Ne duam të arrijmë nivelin e Realit.

Ndeshje përcaktuese për fatin e grupit – Nuk mendoj se rezultati i kësaj ndeshjeje është përcaktues sepse pas këtij takimi do të kemi edhe tre të tjerë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë të arrihet fitorja në Bernabeu. Duam të tregojmë se mund të konkurrojmë me skuadra të tilla, por sido që të shkojë, asgjë nuk vendoset në Spanjë.

Arturo Vidal – Është shumë i rëndësishëm për Juventusin. Problemi me të ka kaluar. Pagoi për gabimin dhe me kaq përfundoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA