Bayern Munchen shumë shpejt do të ketë një lojtar si Messi në skuadër. Alen Halilovic, ai që konsiderohet talenti më i madh i futbollit europian, do të transferohet në Gjermani sezonin e ardhshëm pasi i skadon kontrata me Dinamon e Zagrebit, skuadrën ku luan aktualisht.
Ende nuk ka asgjë zyrtare pasi 17-vjeçarin e kërkon gjysma e Europës, por duket se preferenca e tij është klubi bavarez me trajner Pep Guardiolën.
Tottenham Hotspurs është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro për ta marrë talentin e ri që në janar, por duket se gjithçka është vendosur: Halilovic do të tranferohet tek Bayern Munchen me kosto zero. Kjo është dëshira e tij dhe e babait-menaxher.
17-vjeçari ka debutuar në Ligën e Kampioneve gjatë humbjes 0-2 të Dinamos së Zagrebit ndaj PSG-së.
Top Channel