Tsipras, kandidat për presidencën e KE
21/10/2013 00:00
Lideri i koalicionit të së majtës ekstreme në Greqi, Alexis Tsipras, mund të bëhet kandidat i Partisë së të Majtës Evropiane për presidencën e Komisionit Evropian.
Propozimi është bërë nga këshilli i presidentëve të partisë dhe tashmë duhet të konfirmohet nga kongresi që do të zhvillohet në datat 13 dhe 15 dhjetor në Madrid.
“Kandidimi i Tsipras përbën një sinjal të fortë shprese për Evropën”, thuhet në një komunikatë për shtyp të Partisë së të Majtës Evropiane.
Top Channel