Tjetër këngë e tipit Gangnam Style

21/10/2013 00:00

Një dyshe komike norvegjeze po ndjek hapat e koreanit Psy në industrinë e muzikës me një videoklip të tipit ‘Gangnam Style’.

Vegard dhe Bard Ylvisaker janë klikuar 144 milionë herë në Youtube falë këngës së tyre ‘The Fox’ duke u bërë kështu kënga e dytë që arrin më shpejt këtë shifër klikimesh pas ‘Gangnam Style’.

Videoklipi i këngës përmban kostume të çuditshme, tekst pa kuptim dhe koreografi pa lidhje. Në fakt, videoja është realizuar për programin televiziv komik të dy vëllezërve dhe supozohej që të mos pëlqehej, por suksesi i saj bëri që dyshja të ndërronte tërësisht skenarin e emisionit.

Vëllezërit kanë shpjeguar se klipi është një parodi që tallet me kërcimin e të rinjve nëpër pub-e, kërcim që nuk është më standard, por lëvizje sipas dëshirës.

“Ne nuk jemi muzikantë, jemi komedianë. Nuk po kërkojmë karrierën muzikore, për këtë arsye tani nuk dimë çfarë të bëjmë”, shpjegojnë vëllezërit norvegjezë.

Top Channel