Steven Tyler bashkëpunon me Psy

21/10/2013 00:00

Në botën e muzikës pritet të ndodhe “tërmeti” i radhës. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes reperit korean Psy dhe ikonës së muzikës rok, Steven Tyler.

Këngëtari i hitit aq të njohur “Gangnam Style” ka deklaruar për revistën “Vogue” për meshkuj se do të ketë një bashkëpunim mes tij dhe liderit të Aerosmith.

“Dua ta zbuloj këtë lajm që do të lërë pa fjalë shumë prej kolegëve të mi. Sapo kam përfunduar regjistrimin e një kënge me një artist legjendar, Steven Tyler”, ka thënë Psy.

“Kur dëgjoja hitet e Aerosmith, veçanërisht “Crazy”, më vinte për të qarë, e madje derdhja jo pak herë lot. Gjithnjë i kam admiruar Aerosmith dhe tani që munda të këndoj me Steven, nuk mundem të besoj që është e vërtetë”, e ka mbyllur deklaratën e tij për “Vogue” koreani Psy.

Top Channel