Shkodër, Haxhinasto takon homologun malazez

21/10/2013 00:00

Ministri Transportit, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim pune në Shkodër me homologun e tij malazez, Ivan Brajovic.

Dy ministrat në fjalën e tyre u shprehën se mes dy vendeve ka një kufi, por ai nuk është një vijë që na ndan, por na bashkon. Ata shprehën dëshirën e bashkëpunimit të mëtejshem mes dy vendeve.

Në fjalën e tij Ministri Haxhinasto u shpreh se ky takim shërben për të nisur bashkëpunim të ngushtë  mes dy vendeve, ndërsa Ministri Brajovic u shpreh se vëmendje do i kushtohet  mbrotjes së zonave  kufitare nga vërshimet e Liqenit të Shkodrës.

Dy ministrat në fjalen e tyre lanë të kuptohet se mes dy vendeve tashmë janë përcaktuar dhe konkretisht pikat e bashkëpunimit përsa i përket transportit rrugor, lumor e detar.

Top Channel