Pepe: Ndaj Juves, ndeshje e veçantë
21/10/2013 00:00
Juventusi është një skuadër me emër në Europë. Ka fituar 2 Champions dhe ka futbollistë të mëdhenj. Shpesoj që të bëhet një ndeshje e bukur dhe publiku të kënaqet.”
Këto janë fjalët Pepes, qendërmbrojtësit të Real Madrid, i cili është gati për ndeshjen e së mërkurës ndaj bardhezinjve në “Santiago Bernabeu”.
“Juventusi ka si pikë të fortë kolektivin dhe shpresoj që edhe ne t’i kundërpërgjigjemi si ekip. Nuk ka favoritë një ndeshje e tillë”, shtoi futbollisti portugez.
Pepe veçoi Cristiano Ronaldon si lojtarin më të rrezikshëm të Realit: “Të gjithë kanë talent, por Cristiano ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se është ndryshe nga të tjerët.”
Top Channel