Kahn: Gjermania mund të fitojë Botërorin

21/10/2013 00:00

Ish-portieri dhe kapiteni i Gjermanisë, Oliver Kahn, është shprehur se Gjermania ka mundësi shumë të mira për të fituar Kupën e Botës që do të zhvillohet në verën e vitit 2014 në Brazil.

“Shumica e lojtarëve të formacionit të Gjermanisë janë të Bayern Munchen dhe ata e kanë treguar se janë fitues. Shpesh nënvlerësohet energjia që të jep një titull si Liga e Kampioneve. Triumfi në Europë do i japë këtyre lojtarëve besim në forcat e veta”, theksoi Kahn në një intervistë për ‘Bild am Sontag’.

Ish-lojtari i bavarezëve nuk harroi pa lavdëruar edhe lojtarët e Borussia Dortmund: “Janë shpallur dy herë kampion në vitet e fundit dhe ishin në finalen e Champions, kështu që janë gati për sfidat e mëdha.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA