Fantastike për arbitrimin shqiptar, Emanuela Rusta do gjykojë supersfidën e Champions League për vajza
Gjykimi i arbitrit Doveri në ndeshjen Torino-Inter ka lënë shumë të pakënaqur trajnerin e zikaltërve, Walter Mazzarri, i cili nuk pranoi të dilte në konferencë shtypi pas ndeshjes në formë proteste.
Në vend të tij u paraqit Marco Branca, drejtori sportiv i Interit, i cili shpjegoi: “Mazzarri është i inatosur pasi vendimi që mori gjyqtari ndaj Handanovicit ishte shumë i nxituar dhe na penalizoi tej mase.”
“Ndeshja pati disa episode që duhen rishikuar mirë. Ndërhyrja e portierit tonë nuk ishte e keqe dhe për më tepër nuk ishte rast i pastër për gol. Nuk po them që kartoni i kuq ishte skandaloz, por është një rregull i gabuar dhe për këtë jemi dakord të gjithë. Për këtë arsye, Mazzarri është i nevrikosur. Ndeshja ishte e bukur dhe meritonte një gjykim më të mirë”, theksoi Branca.
Top Channel