Colin Farrell dhe historia e tij me drogën

21/10/2013 00:00

Colin Farrell ka folur hapur për varësinë e tij ndaj drogës duke pranuar se pati një periudhë kur doli totalisht jashtë kontrollit.

Aktori 37-vjeçar luftoi me substancat narkotike për 10 vite radhazi, deri kur u shfaq në filmin ‘Miami Vice’ në vitin 2006.

“Trupi im e pranonte fare lehtë drogën dhe për këtë arsye unë nuk dija kur duhej të ndaloja. Nuk njihja limitet e mia. Dola krejtësisht jashtë kontrollit dhe nuk po e mblidhja dot veten”, deklaroi Farrell për ‘Daily Mail’.

Irlandezi hyri në rehabilitim në vitin 2006 dhe nisi një jetë të re, jetë që në fillim ishte shumë e vështirë: “Që në moshën 14-vjeçare njihja dy gjendje: i dehur ose i droguar. Kështu që për mua jeta e re ishte një ndryshim shumë i madh.”

Top Channel