“Brazil 2014”, hidhet shorti i “play-off”-it

21/10/2013 00:00

Të hënën u hodh në Zyrih të Zvicrës shorti i “play-off”-it, që do të përcaktojë 4 skuadrat e fundit europiane, që do të marrin pjesë në Botërorin “Brazil 2014”.

Ky short do të vërë përballë dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic në supersfidën Portugali-Suedi. Ndeshja e parë do të luhet në Portugali më 15 nëntor, ndërsa ajo e kthimit pas 4 ditësh në Suedi.

Ciftet e tjera janë Ukrainë-Francë, Greqi-Rumani dhe Islandë-Kroaci. Ka qenë me më shumë fat Franca e Deschamps dhe Ribery, e cila do të përballet me kombëtaren ukrainase dhe ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë.

Sfida më e ekuilibruar e fazës “play off”, të paktën në letër, shihet ajo mes Greqisë dhe Rumanisë, ndërkohë që Kroacia do të ndeshet me Islandën, skuadër kjo që zuri vendin e dytë në grupin ku bënte pjesë edhe kombëtarja shqiptare.

Ndeshjet do të zhvillohen më 15 dhe 19 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA