Autobusi përplas kalimtarin, ndalohet shoferi
21/10/2013 00:00
Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur paraditen e së hënës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, kur autobusi me targa SH 4647 E, ka përplasur shtetasin Isuf Ymeri. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e autobusit Gjovalin Gjondrekaj. Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel