Fantastike për arbitrimin shqiptar, Emanuela Rusta do gjykojë supersfidën e Champions League për vajza
Massimiliano Allegri është optimist para ndeshjes Milan-Barcelona dhe shpreson që Mario Balotelli të jetë në dispozicion ndaj katalanasve.
“Mario është më mirë. Sot do të vendos nëse do e grumbulloj apo jo”, theksoi trajneri i kuqezinjve, i cili përjashtoi mundësinë që Kaka’ të nisë ndeshjen si titullar.
“Nuk mund të luajë 90 minuta të plota. Kaka’ na rrit teknikisht dhe mendoj se është një blerje e mirë. Aktualisht kemi Birsën, lojtar me shumë cilësi. Nëse do të luajë, do të zhvillojë një ndeshje me nivel. Birsa po kalon një moment të mirë dhe jam i lumtur për të pasi e meriton”, deklaroi Allegri.
Ndërsa kapiteni Riccardo Montolivo u shpreh: “Barcelona është favorite, ndërsa ne jemi një skuadër që po rritet. Vitin e kaluar treguam se mund t’i vëmë në vështirësi. Do të jetë shumë e vështirë, por kemi besim.”
Top Channel