Kombëtarja U17 ka fituar ndeshjen e dytë në eleminatoret për europianin e kësaj moshe.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Mustedanagic mundën 2-1, në Korçë, përfaqësuesen bjelloruse, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin 1.
Toli zhbllokoi rezultatin në minutën e 22, duke kaluar kombëtaren shqiptare në avantazh.
15 minuta më vonë, Nikulin barazoi shifrat nga një goditje standarde.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë tanë humbën një 11-metërsh, ndërkohë që në minutat shtesë Bakalli, me golin e tij, i ka dhënë fitoren Shqipërisë, e cila falë këtij triumfi mban të gjalla shpresat për një vend në “Elite Round” të këtij aktiviteti.
Ndeshjen e fundit në grup, kombëtarja shqiptare U17 do ta luajë ditën e mërkurë, në orën 14:30, ndaj Finlandës së vendit të fundit.
Top Channel