SHBA, 1,6 mld $ ndihmë për Pakistanin

20/10/2013 10:05

Pavarësisht problemeve me borxhin e jashtëm që bëri të ngrihej buxheti federal më parë gjatë muajit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të akordojnë më shumë se 1,6 miliardë dollarë ndihmë për Pakistanin, lajmëroi të dielën Shtëpia e Bardhë.

Sipas zëdhënësit të administratës për marrëdhëniet me jashtë, Elise Labott, vendimi u mor si shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore gjatë muajve të fundit.

Akordimi i ndihmës shpallet tre ditë përpara se kryeministri i pakistanez Naeaz Sharif, i cili u zgjodh në këtë detyrë në muajin Maj, të vizitojë SHBA-të për një takim me presidentin Obama.

“Vizita do të nënvizojë rëndësinë që ka për ne marrëdhënia amerikano-pakistaneze”, lexohej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Pakistani, një prej nëntë vendeve të botës që ka në zotërim armë bërthamore dhe njëkohësisht një prej shteteve më të mëdha muslimane (me 170 milionë banorë), konsiderohet si një “gur themeli” në diplomacinë e jashtme amerikane dhe objektivat e saj për stabilitet e influencë në Azinë Qëndrore e Jugore dhe Lindjen e Mesme.

Gjatë viteve të fundit, Islamabadi është përplasur me Uashingtonin zyrtar për serinë e sulmeve me avionë të telekomanduar mbi zonat tribale të vendit dhe për vrasjen e Osama bin Ladenit në vitin 2011, pasi një forcë trupash komando shkeli në mënyrë të paautorizuar në Pakistan, gjatë operacionit supersekret të zhvilluar në qytetin e Abodabatit.

Top Channel