Ka ndërruar jetë Jovanka Broz, e veja e presidentit të përjetshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.
Jovanka, një nga figurat kryesore në jetën e Jugosllavisë, ka qenë gruaja e tretë e presidentit komunist, ndërkaq historia e saj ka mjaft sekrete të pazbuluara.
Jovanka thuhet se ishte bashkuar me partizanët në moshën 17-vjeçare, ndërsa në fund të Luftës së Dytë Botërore bëhet ndihmësja personale e Marshall Titos.
Në vitin 1952, në mënyrë sekrete bëhet kurorëzimi. Ajo është akuzuar disa herë nga politikanët e kohës si spiune e Bashkimit Sovjetik, ndërkaq në vitin 1977 ishte arrestuar, pa u zbardhur shumë detaje.
Në publik kishte dalë në varrimin e Titos në vitin 1980, kurse tre muaj më vonë sërish arrestohet dhe i merret e tërë pasuria.
Jovanka kishte jetuar në varfëri dhe pa dokumente personale deri para disa vitesh, ndërkaq pak javë më parë u vendos në një spital të kryeqytetit serb, ku edhe ndërroi jetë.
Top Channel