Paketë e gjerë politikash, Burnham: Kyçja e trefishtë e pensioneve do të përfundojë në 2030 për të financuar kujdesin social
Nëntë pelegrinë shiitë libanezë të marrë peng prej kryengritësve sirianë në Maj 2012 mbërritën të dielën në Bejrut, një ditë pasi u lanë të lirë.
Gjithashtu, u liruan edhe dy pilotët turq, të mbajtur peng në Liban nga grupime pranë rebelëve sirianë.
Ata u pritën në Stamboll nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i cili i dha mirëseardhjen pilotëve të “Turkish Airlines”, të rrëmbyer më parë gjatë vitit rrugës për në aeroportin e Bejrutit.
Lirimi i 11 pengjeve u mundësua nga ndërmjetësimi i Turqisë, Katarit dhe Autoritetit Palestinez, që i kërkuan presidentit Bashar al-Assad lirimin e disa të burgosurave femra nga burgjet siriane.
Nuk është ende e qartë nëse Damasku e ka përmbushur këtë pjesë të marrëveshjes.
Top Channel