Prindërit e një nxënëse shkolle e etnisë rome, deportimi nga Franca i së cilës nxiti protesta të mëdha në Paris, janë sulmuar në Kosovë.

Policia ka thënë se prindërit e Leonarda Dibranit janë goditur nga një agresor i panjohur në Mitrovicë. Nëna e saj është shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.

15-vjeçarja, prindërit e saj dhe 5 motrat e vëllezërit u deportuan më 9 tetor, pasi ata humbën betejën për të fituar azil në Francë.

Një hetim ka nisur në Francë, për të zbuluar se pse Leonarda u mor me forcë nga autobusi i shkollës së saj, në sytë e nxënësve të tjerë, shokë shkolle me të.

Associated Press ka raportuar se prindërit e Leonardës janë ndihmuar nga një tjetër çift rom dhe se të dyja çiftet janë marrë në pyetje nga policia.

Sulmi vjen vetëm 1 ditë, pasi presidenti francez, Francois Hollande, i ofroi Leonardës mundësinë për t’u rikthyer në Francë, por e vetme, pa familjarët e saj, ofertë që u refuzua prej saj.

Familja Dibrani u largua nga Kosovë për në Francë 5 vite më parë dhe kishin jetuar në Levier, në rajonin Doubs të Francës lindore. Ata kanë cituar diskriminimin në Kosovë, si shkak i kërkesës së tyre për azil.

Një urdhër për përjashtimi u lëshua për ta, pasi humbën cështjen e azilantit, pas 2 shtyrjes radhazi, ndaj dhe deportimi ishte afruar për këtë muaj.

Më 9 tetor, familja e tërë u shoqërua për në aeroplanin drejt Prishtinës, e prej atëherë ata kanë jetuar në qytetin e përçarë të Mitrovicës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA