SHBA, ndahen nga jeta dy politikanë të mëdhenj

19/10/2013 03:45

Republikani Bill Young i Floridës, anëtari më jetëgjatë republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, bëri të ditur shefi i stafit të tij.

Harry Glenn tha se C.W.Bill Young ishte i rrethuar nga familja e tij kur mbylli sytë më 18:50, me orën lokale, në qendrën mjekësore ushtarake “Walter Reed National”, në Bethesda të Maryland-it.

“Shkak i vdekjes ishin komplikacionet e lidhura me një dëmtim kronik”, tha Glenn. Lajmi për vdekjen e tij erdhi 2 ditë pasi familja e tij njoftoi përmes një deklarate se ai ishte “në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Përfaqësuesi i 22 legjislaturave nuk ndodhen në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë votimit për rihapjen e qeverisë dhe rritjen e tavanit të borxhit. Vetëm javën e kaluar ai njoftoi se nuk do të kandidonte për një tjetër mandat.

Young u zgjodh për herë të parë në Dhomë, në nëntor të 1970-s. Pasi shërbeu 10 vjet në Senatin e shtetit të Floridës dhe 43 vjet në Dhomën amerikane, Young kaloi më shumë se gjysmë shekulli në zyrën e tij. Ai ka shërbyer për 8 presidentë në total.

***

Një tjetër personazh politik i SHBA-ve ka ndërruar jetë të premten. Ai është ish-kreu i Dhomës, Tom Foley, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, për shkak të komplikacioneve nga një problem në tru.

I rritur dhe rritur në shtetin veri-perëndimor të SHBA-ve, Washington, demokrati ka shërbyer në Dhomë për 30 vjet dhe ishte kryetar nga 1989-1995.

“Amerika ka humbur një legjendë të Kongresit të SHBA-ve”, tha presidenti Barack Obama në një deklaratë. “Qasja e drejtpërdrejtë e Tom ndihmoi atë në gjetjen e gjuhës së përbashkët me anëtarë të të dyja partive”, shtoi Obama.

Si kryetar i Dhomës, ai ishte një negociator aktiv në bisedimet për buxhetin e 1990-s, që detyroi presidentin George HW Bush të thyente premtimin e tij për të mos rritur kurrë taksat.

“Tom nuk ndërmerrte asnjëherë gjykime personale apo të kota”, tha Bush gjatë së premtes. “Nuk kemi rënë dakord për çdo çështje, por sa i përket atyre kryesore, kemi arritur të marrim më të mirën e politikave përparuese për vendin”.

Foley lejoi gjithashtu Dhomën të votonte rezolutën, që aprovoi luftën në Irak në 1990, pavarësisht rezervave personale dhe kundërshtimet e shumë demokratëve.

Pasi la Dhomën, Foley shërbeu si ambasador i SHBA-ve në Japoni për 4 vjet.

Top Channel