Selena Gomez, një “sexy baby”
19/10/2013 00:00
Selena Gomez ka qenë të enjten e ftuar në shfaqjen e njohur televizive amerikane “Late Show With David Letterman”.
Në përfundim të intervistës, bukuroshja ka dalë në këmbë nga selia televizive e CBS dhe pritja që i kishin rezervuar fansat ka qenë madhështore.
Dhe Selena nuk i ka zhgënjyer . Ajo ka dhënë autografe dhe ka bërë foto me ta. 21-vjeçarja ishte veshur me një bluzë të shkurtër dhe një fund të zi, me të çara provokuese.
Pavarësisht se në moshë që konsiderohet e rritur, bukuroshja me origjinë latine nuk i largohet dot fytyrës së saj fëminore, aq sa mediat e cilësojnë shpesh si një “sexy baby”.
Top Channel