Januzaj nënshkruan me United

19/10/2013 00:00

Nuk kanë pritur deri në fund të verës së ardhshme kur edhe i skadonte kontrata aktuale me Mancesterin, dhe stafi i “Djajëve të Kuq” kanë konfirmuar se kanë rinovuar kontratën me talentin shqiptar, Adnan Januzaj duke siguruar për pesë vjet kartonin e tij, njofton BBC.

Ende nuk dihen hollësitë e kontratës, as edhe shuma që do të përfitojë në javë talenti i Mancester Junajtid.

18-vjecari deklaron në faqen zyrtare të Mancesterit se “është një kënaqësi e madhe të nënshkruaj një kontratë për Mancester Junajtid”.

Januzaj u bashkua me kampionët e Anglisë në moshën 16-vjecare dhe nëse kontrata e tij skadonte në verë, do të thoshte se ai mund të largohej nga “Old Traford”  me parametra zero, duke qenë se është poshtë moshës 24-vjecare.

“Januzaj është një talent i jashtëzakonshëm”, thotë për të trajneri i Mancesterit, Dejvid Mojes. Ndërkohë gazeta “Telegraph” e Londrës shkruan se shanset e tij për të luajtur me kombëtaren belge sa vinë e shuhen pas përplasjes se trajnerit belg  Marc Uilmots me Abedin Januzajn, babain e lojtarit, pas komeneteve të bera nga trajneri belg, të cilat ai i cilësoi të turpshme.

Këto zhvillime ndodhin ndërkohe që ka pasur raportime ditët e fundit se Januzaj është i gatshëm të përzgjedhë Anglinë vetëm nëse Federata Angleze e Futbollit  do të mund të kapërcejë pengesën për rregullin e të banuarit për një periudhë pesë-vjecare në Angli.

Sipas rregullave aktuale Januzaj do të duhet të luaj edhe tre vjet të tjera nëse do të veshë fanelën e “Tre Luanëve”.

Kombëtaret që janë vënë në kërkim të talentit shqiptar nga Kosova janë të shumta, duke nisur që nga Shqipëria, Belgjika e madje edhe Serbia e Turqia, ndërsa për Kosovën shpresat janë të vakta për faktin se FFK nuk njihet nga FIFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA