Hetim konçesionit të ferro-kromit

19/10/2013 00:00

Pas denoncimit në “Fiks Fare” të shkatërrimit për skrap të Uzinës së Rafinimit të bakrit në Rubik, Ministri Gjiknuri urdhëroi verifikimin e procedurave të dhënies me konçesion të objektit “Uzina e Rafinimit të Bakrit” në Rubik.

Kontrata konçesionare është lidhur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në dt.17.12.2012 dhe ka pasur objekt “Ristrukturimin e Uzinës për Prodhimin e Ferro-kromit me konçesion të formës ROT”.

Në vijimësi edhe të denoncimeve të bëra në media për këtë rast, auditi do të analizojë procedurën e ndjekur për dhënien me konçesion dhe në rast shkeljesh do të gjejë personat përgjegjës për të cilët do të merren masat ligjore.

Top Channel