Bajerni rikthehet tek fitorja

19/10/2013 00:00

Bajerni shkatërroi 4-1 skuadrën e Mainzit, edhe pse miqtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë të takimit.

Golit të Parker të shënuar në minutat e fundit të pjesës së parë për miqtë, bavarezët e Pep Guardiolës iu kundërpërgjigjën fillimisht me Roben, pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë, më pas Muller kalon vendasit në avantazh 2 minuta më vonë, Mandzukic trefishon në minutën e 69 dhe sërish Muller në të 82-ën vulos gjithcka.

Edhe Dortmundi fitoi ndaj Hanoverit. Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e katërt me 11-metërsh nga ana e Reus, ndërsa Shalke fitoi në sekondat e fundit të takimit 2-3 në transfertë ndaj Braunzhvejgut.

Pas këtyre ndeshjeve, Bajerni mbetet i vetëm në krye të Bundesligës me 23 pikë, ndjekur nga Leverkusen dhe Dortmund me nga 22 pikë dhe Shalke e vendit të katërt me 14 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA