Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së premtes në pjesën veriore të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur funksionari i policisë lokale, Zhelko Bojiç. Sipas tij, shpërthimi është dëgjuar në orën 3 të mëngjesit dhe nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Megjithatë, vlerësohet se ka pasur dëme materiale, pasi sipas raportimeve të para janë dëmtuar tri lokale pranë banesës ku ka ndodhur shpërthimi.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë siguruar vendin e shpërthimit dhe kanë kryer hetime, raporton ndërkohë agjencia e lajmeve “Beta”.

Para disa ditësh një shpërthim i ngjashëm ndodhi në shtëpinë e banorit serb Nebojsha Mariç, i cili ishte kandidat për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Mariç mbeti i plagosur lehtë dhe burime nga partia e tij njoftuan se ai u tërhoq nga gara zgjedhore.

Top Channel