Sampaio, pasardhësja e Adriana Limës

18/10/2013 17:35

Modelja portugeze, Sara Sampaio tregoi me krenari të enjten linjat e saj të shumëadmiruara, ndërsa pozoi duke mbajtur në trup veshjet intime dhe bikinet e kompanisë italiane të modës, “Calzedonia”.

22-vjeçarja, e cila ka reklamuar më parë edhe veshjet e gjigantes “Victoria’s Secret”, tregoi një aftësi të veçantë në marrjen e pozave të veçanta, ndërsa shkëlqeu me rroba banjo trupore ngjyrë bojëqielli.

Për Sampaion, kjo fushatë publicitare për llogari të një emri të njohur të modës përbën një hap të ri në karrierën e saj të shkurtër, por të pasur, në të cilën përfshihet edhe një reklamë provokuese për kompaninë e deodorantëve “Axe”.

Falë aftësive dhe hireve të saj të shkëlqyera, Sampaio ka nisur të konsiderohet si një pasardhëse e denjë e një tjetër supermodeleje, të famshmes Adriana Lima.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA