Puyol rikthehet pas shtatë muajsh
18/10/2013 20:40
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, rikthehet në listën e të grumbulluarve për ndeshjen me Osasunën pas më shumë se shtatë muajsh mungese tek katalanasit.
Kapiteni historik i Barçës mungoi për një total prej 222 ndeshjesh, që nga takimi i fundit në të cilin mori pjesë, në 12 Mars 2013 kundër Milanit, në një të tetat e Champions League.
Rikthimi i veteranit do të lejojë trajnerin Martino që të lërë pushim disa prej lojtarëve që janë aktivizuar më shumë në këtë sezon, si Gerard Pique.
Rikthehen gjithashtu nga dëmtimet edhe Mascherano e Messi, ndërsa janë lënë pushim pas ndeshjeve me kombëtaret Alexis Sanchez e Dani Alves.
Top Channel